Ukaj: Kosova e mbërthyer nga shterpësia politike dhe smogu i marrëzisë

Publicisti Ndue Ukaj ka bërë një analizë të ashpër mbi realitetin politik në Kosovë duke e cilësuar atë si të zhytur në një “Saharë mendore” e të dominuar nga ide të këqija dhe armiqësi të vazhdueshme.

Sipas Ukajt, Kosova sot vuan nga mungesa e reflektimit dhe përsëritja e gabimeve historike, duke prodhuar politikanë të paaftë, të cilët kërkojnë armiq për të mbuluar dështimet e tyre.

Ai citon Ernest Koliqin duke e krahasuar Prishtinën politike të sotme me përshkrimet e një shekulli më parë, ku politika zhvillohej më shumë në kafene sesa në institucione.

Ukaj thekson se shqiptarët e Kosovës duhet të refuzojnë “ushqimin helmues” të një klase politike të korruptuar dhe të paaftë, përndryshe, sipas tij, degradimi dhe shkatërrimi do të jenë të pashmangshme. /Kosova.info/


Go to TOP