UEFA pezullon pjesëtarin e stafit të Vllaznisë për sjelle raciste

Sipas UEFA-s, pjesëtari i stafit teknik të klubit Vllaznia, Sami Shoshi, ka bërë gjeste raciste gjatë sfidës së kthimit që u zhvillua në Torino dhe ku ekipi vendas fitoi me shifrat 2-0.

Nuk bëhet e ditur se në cilat rrethana është konstatuar sjellja raciste e pjesëtarit të stafit të vajzave kuqeblu, por masa ndëshkimore ka qenë ndër më të ashprat.

Shoshi është ndëshkuar me 10 ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet e UEFA-s ku ai mund të marrë pjesë.

Një dënim i rrallë për një ngjarje që ngre shumë pikëpyetje pas një sfide që në Shkodër e cilësuan me të drejtë si historike dhe e trajtuan si të tillë.

Go to TOP