UEFA me njoftim në lidhje me biletat: Mos i blini në tregun sekondar

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka dalë me njoftim lidhur me biletat për ‘’UEFA EURO 2024’’.

Përmes një njoftimi, UEFA ka bërë thirrje që në finalet e ardhshme të Europa Conference League dhe Champions League, si dhe EURO 2024, të mos blejnë bileta në tregun sekondar.

Po ashtu tifozëve u kërkohet të mos udhëtojnë në stadiume pa bileta.

‘’Të gjitha finalet e garave të UEFA-s për klube, biletat e EURO 2024 janë bileta dixhitale dhe shpërndahen nëpërmjet aplikacionit celular zyrtar. Biletat e blera nga palë e treta, faqe interneti ose agjenci të paautorizuara, si dhe në faqet e mediave sociale, ose nga reklamat mund të anulohen nga UEFA dhe tifozëve t’iu refuzohet hyrja ose të nxirren nga stadiumi.’’ thuhet në njoftim.

Go to TOP