UEFA e shpërblen paraqitjen e mirë të De Bruyne

Kapiteni i Belgjikës, Kevin De Bruyne, është shpallur “Lojtari i Ndeshjes”, në fitoren që skuadra e tij e arriti kundër Rumanisë, me rezulrar 2:0.

 Paneli Teknik i UEFA-së e lavdëroi paraqitjen e tij, duke thënë: “Ai bëri diferencën për Belgjikën duke i siguruar pikët e para. Përsëri, ai ishte lojtari kyç për ekipin e tij”. 

De Bruyne realizoi golin e dytë për Belgjikën, derisa ishte në nivel të lartë gjatë gjithë ndeshjes.

Go to TOP