U17 mposhtet nga Letonia në Kampionatin Evropian në Prishtinë
Federata e Hendbollit të Kosovës njofton se Kosova U17 është mposhtur nga Letonia në Kampionatin Evropian në Prishtinë.
Sipas njoftimit ishte kjo ndeshja e fundit në fazën grupore, ndërsa vajzat tona pësuan me rezultat 32:26.
Letonia përfundoi e treta në Grupin A, ndërsa Kosova përfundoi në vendin e katërt.
Tani janë ndeshjet gjysmëfinale dhe për plasman.
Kombëtarja jonë luan për plasman. Fillimisht përballet me Izraelin. /Kosova.info/
