U zhvilluan xhirot e javës së VII të kampionatit ekipor në ligën e parë dhe ligën e dytë në pingpong

Në shkollën “8 Marsi” në Pejë u zhvilluan xhirot e javës së VII të kampionatit ekipor në ligën e parë dhe ligën e dytë. U zhvilluan mjaftë ndeshje interesante, e sidomos ndeshja në mes të ”Kpp Gani Maloku” dhe “Kpp Peja F” e cila përfundoi me rezultat 4-1 në të mirë të vajzave nga Peja të cilat me këtë fitore e siguruan titullin e kampionit për këtë edicion në ligën e parë të femrave një xhiro pa përfunduar kampionati.

Në kategorinë e meshkujve në ligën e parë “Kpp Vushtrria” shënoi dy fitore të rëndësishme për ta ruajtur kështu kreun e tabelës deri në xhiron e fundit ku do të ndeshet me konkurentët për titull këtë vit “KVPP Prizreni”. Ndeshje interesante u zhvilluan edhe në ligën e dytë ku u ndeshën “Kpp Klina” 2-4 “Kpp Dukagjini” si dhe ndeshja “Kpp Klina” 3-4 “Kpp Shqiponjat e zeza”.

Rezultatet dhe tabelat

3. LIGA E PARË - MESHKUJT 2022.jpg
4. LIGA E PARË - FEMRAT 2022.jpg
5. LIGA E DYTË A - MESHKUJT 2022.jpg
6. LIGA E DYTË B - MESHKUJT 2022.jpg
3. LIGA E PARË (M) XHIRO 12.jpg
3. LIGA E PARË (M) XHIRO 13.jpg
4. LIGA E PARË (F) XHIRO 8.jpg
4. LIGA E PARË (F) XHIRO 9.jpg
5. LIGA E DYTË A (M) XHIRO 8.jpg
5. LIGA E DYTË A (M) XHIRO 9.jpg
6. LIGA E DYTË B (M) XHIRO 8.jpg
6. LIGA E DYTË B (M) XHIRO 9.jpg
Go to TOP