U shtri pas murit mbrojtës, Ferdinand nuk mund të besojë se Messi e bëri këtë kundër Man Cityt

Lionel Messi shënoi golin e dytë të Paris Saint-Germain në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City, në atë që ishte një rast i rëndësishëm për klubin francez, por argjentinasi pati një rast ku ka befasuar të gjithë.

PSG fitoi ndaj Cityt me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Golat për ekipin parisien u shënuan secila në njërën pjesë, ku Idrissa Guaye shënoi në pjesën e parë dhe Messi në të dytën.

Ky ishte goli i parë për yllin argjentinas me fanellën e klubit francez, por kjo nuk ishte e tëra.

Sulmuesi argjentinas u pa shumë i angazhuar me ekipin, teksa një rast i tij ka befasuar të gjithë.

https://twitter.com/EsselKobina39/status/1442978680163246081?s=20
Go to TOP