U shkarkua nga detyra para dy muajve, ish këshilltari i Pecit po merr ende pagë

Pavarësisht se ministri i MBPZHR, Faton Peci, e shkarkoi nga detyra e këshilltarit politik, Enis Osmanin, ai vazhdon të figurojë në listën e pagave të këtij institucioni.

Lajmin se Enis Osmani nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të tij e kishte dhënë para dy muajve.

Vendimin për shkarkim të këshilltarit të tij politik, ministri Faton Peci e kishte marrë pasi Gjykata e Mitrovicës e shpalli fajtor Osmanin për veprën penale “falsifikim i rezultateve të votimit”.

Madje, vetë Osmani, para trupit gjykues e kishte pranuar fajësinë, duke u dënuar edhe me 1 e 500 euro gjobë.

Go to TOP