U munduan ta kalonin Atlantikun, gjenden të vdekur burrë e grua

Trupat e një çifti që u nisën për një udhëtim me vela përtej Oqeanit Atlantik janë gjetur në një gomone, gjashtë javë pasi u panë për herë të fundit.

Britanikja Sarah Packwood dhe burri i saj kanadez ,Brett Clibery mendohet se kanë braktisur jahtin e tyre dhe kanë humbur jetën pranë Nova Scotia në Kanada më 12 korrik.

Çifti u raportua i zhdukur më 18 qershor pasi u largua nga Nova Scotia në jahtin e tyre ekologjik 13 metërsh një javë më parë.

Ata ishin rrugës për në Azores, në një udhëtimin të planifikuar të zgjaste 21 ditë.

Go to TOP