U mbajt Shkolla e  Etikës së Gazetarisë

Organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës(KMShK) dhe me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës nëKosovë, në Prishtinë është mbajtur moduli i dytë i Shkollës sëEtikës së Gazetarisë. Pjesëmarrësit, studentë të gazetarisë dhegazetarë të rinj, kanë pasur rastin të bashkëbisedojnë me profesionistë të fushës, përkatësisht gazetarë të shpërblyershumë herë për punën e tyre.

Në ditën e parë Imer Mushkolaj nga KMShK ka zbërthyer kodine etikës të mediave të shkruara dhe online, si dhe me studentëtka simuluar një mbledhje të Kuvenit të KMShK-së, në të cilënshqyrtohen ankesat e palëve dhe vendoset për to.

Jeta Xharra nga BIRN ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit përdezinformimin në Kosovë dhe respektimin e etikës gjatëgazetarisë hulumtuese. Ajo ka prezantuar shembuj nga puna e vet shumëvjeçare

Ndërkaq Dafina Halili nga Kosovo 2.0 ka folur për raportiminpër të drejtat e njeriut dhe për grupet e margjinalizuara. Ajo tregoi procesin e hulumtimit dhe publikimit të temave të tilla, çfarë është ajo për ngacmimet seksuale në Universitetin e Prishtinës.

Në ditën e dytë pjesëmarrësit kanë pasur rastin tëbashkëbisedojnë me gazetarin Leonard Kerquki, autor iemisionit “Pressing” dhe drejtues i Gazetës Express dheTelevizionit T7. Kerquki ka folur për etikën e gazetarisë nëdiskursin publik, debatet televizive, por edhe për sfidat e funksionimit të mediave në Kosovë.

Më pas, pjesëmarrësit e shkollës kanë vizituar redaksinë e Gazetës Nacionale, ku kanë bashkëbiseduar me gazetarët dheredaktorët aty për punën e tyre dhe të bërit gazetari alternative. 

Po ashtu, pjesëmarrësit e shkollës kanë vizituar edheKomisionin e Pavarur të Mediave (KPM), me ç’rast nga kryetariJeton Mehmeti dhe kryeshefi ekzekutiv i Zyrës Ekzekutive tëKPM-së, Faruk Rexhaj janë njoftuar për punën e këtijinstitucioni, përkatësisht licencimin dhe monitorimin e mediave.

Ndërkaq në ditën e tretë dhe të fundit, pjesëmarrësit e Shkollëssë Etikës së Gazetarisë kanë pasur rastin të njihen me etikën dheinteligjencën artificiale gjatë punës në media, si dhe me nevojëne përfshirjes në kodet e etikës të inteligjencës artificiale.

Gazetarja Evliana Berani ka demonstruar praktikisht disaaspekte që kanë të bëjnë me inteligjencën artificiale, e që mundtë jenë mjaft të dobishme për gazetarët gjatë punës së tyre.

Ndërkohë, në bashkëbisedim me gazetarin Fahri Musliu, pjesëmarrësit janë njohur me karrierën e tij profesionale, si dhekanë diskutuar për mënyrën e raportimit dikur dhe tash, nëkontekst të respektimit të etikës gazetareske.

Më pas, pjesëmarrësve të Shkollës së Etikës iu janë ndarëcertifikatat për dy modulet e ndjekura. 

Shkolla e Etikës së Gazetarisë organizohet tradicionalisht ngaKëshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK). Moduli iparë i shkollës është mbështetur nga Misioni i OSBE-së nëKosovë.

Go to TOP