U jepte informacioneve rusëve për vendndodhjen e HIMARS dhe M777, Shërbimi Sekret i Ukrainës arreston një burrë

Shërbimi Sekret i Ukrainës ka arritur të arrestojë një burrë, i cili po gjurmonte pozicionet e sistemeve raketore amerikane HIMARS dhe topave M777, që u janë dhënë forcave ukrainase për t’iu kundërvënë agresionit rus.

Ai është kapur në jug të Ukrainës, ku sipas shërbimit të Ukrainës, burri këto informacione ia kalonte rusëve që më pas kishin për qëllim t’i shkatërronin.

Kujtojmë që prej se ukrainasit kanë marrë sistemet e avancuara raketore nga SHBA-të, rrjedha e luftës në Ukrainë ka ndryshuar.

E duke parë se Kievi është bërë “arrë e fortë” për ushtrinë e Vladimir Putinit, Moska po angazhon spiunë që nën petkun e civilëve mbledhin informacione për këto armë.

Ata kanë për qëllim që të përcjellin lëvizjen e tyre dhe më pas ato koordinata t’ua dërgojnë rusëve, që shpresojnë që me raketa të fuqishme t’i shkatërrojnë.

Megjithatë deri më tani nuk kanë arritur as edhe një të godasin, pavarësisht se Moska pretendon se e ka bërë një gjë të tillë. 

Go to TOP