U hodhën nga dritarja e makinës, dy të vdekur në një aksident në Gjermani
Një aksident tragjik ka ndodhur qytetin Ilmenau të Gjermanisë ku humbën jetën dy të rinj.
Aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 8:50 të mëngjesit, ku vetura u përplas me një pemë.
Ndërsa, siç njofton policia gjermane, pasagjerët u hodhën nga dritarja e automjetit, shkruan Bild.
“Si pasagjeri 25-vjeçar edhe pasagjeri 19-vjeçar janë hedhur nga automjeti dhe kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit”, tha policia pasdite.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të mëdha dhe është në rrezik për jetën.
Rasti është ende nën hetime.
