Turqia merr fitore me vështirësi ndaj Gjeorgjisë

Turqia ka arritur të marrë një fitore të vështirë ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit F, duke triumfuar me rezultatin 3-1 në “Signal Iduna Park”.

Ndeshja ka filluar me sulme të dyanshme që karakterizuan gjithë pjesën e parë.

Turqit kanë kaluar të parët në epërsi me një gol të Mert Muldur. Vetëm dy minuta më vonë, Arda Yildiz e ka dërguar topin në rrjetë për herë të dytë, por goli është anuluar pas rishikimit nga sistemi VAR.

Gjeorgjia ka reaguar shpejt dhe Georges Mikautadze e ka barazuar rezultatin në minutën e tridhjetë e dytë, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-1.

Pjesa e dytë ishte dramatike dhe plot tension. Në minutën e gjashtëdhjetë e pestë, Guler ka kaluar përsëri në avantazh Turqinë. Vetëm pak minuta më vonë, Turqia është shpëtuar nga një gol i sigurt falë shtyllës.

Gjeorgjia është përpjekur pa u kursyer për të barazuar rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes. Portieri Mamardashvili madje e ka lënë portën e tij për t’u bashkuar në sulm. Në një moment kur porta kundërshtare ishte e boshatisur, turqit kanë shfrytëzuanr mundësinë dhe kanë shënuar golin e tretë përmes Akturkoglu, duke vulosur fitoren.

Sonte do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e Grupit F, ku do të përballen Portugalia dhe Çekia.  

Go to TOP