Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri dhe ai i LDK-së Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se për herë të parë ndodhë në historinë e Kosovës, që të pengohet hetimi parlamentar.

“Sot e tutje çdo shumicë do ta ndjek modelin e VV-së për pengim parlamentar”, ka thënë ai.

Gashi e lëshoi mbledhjen e kryesisë, si shenje revolte që anëtarët e kryesisë nga radhët e pozitës, nuk votuan pro shtyrjes se mandatit të Komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore.

“Dëmi që do të bëhet nuk është vetëm për këtë proces, por do te jetë afatgjatë”, tha Gashi.

I pyetur nëse LDK është gati për zgjedhje, ai ka thënë se hetimin rezervave shtetërore, hetimi i kontratave një burimore, dhe pengimi i hetimit parlamentar, janë tema më me rëndësi se zgjedhjet, por që LDK është gati të shkoj kurdo në zgjedhje, por jo kur pushteti do zgjedhje.

Kurse shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se “ka një tendencë të shumicës për bllokim të secilës punë që e zbardhë të vërtetën në këtë vend”.

Tahiri ka thënë se së bashku me deputetin e LDK-së, Arben Gashi, e kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

“Ka një kërkesë prej deputet të PDK-së, Rashit Qalaj që të shtyhet mandati për 3 muaj i Komisionit Hetimor për rezerva shtetërore për shkak se ju e dini që dy muaj e gjysmë që Vetëvendosja  nuk i ka dërguar deputetet në atë komision, e ka pamundësua funksionin e tij dhe ne me Z. Gashi e lëshuam sallën”.

“Shkurt edhe shqip këta janë lëvduar janë krenuar me qeverisjen e tyre, problemi qëndron te afera e korrupsionit, qëndron te rezervat shtetërore është aty  dhe duan me ngulfat diskutimin në komision hetimor politik për këtë temë. Si AAK kërkesa jonë për këtë keqqeverisje do të jetë në seancën plenare kur do që të mbahet”, ka deklaruar Tahiri.

Go to TOP