Tri raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës. Rastet e raportuara janë nga Graqanica, Prishtina e Lipjani.
Në Lipjan një grua ka raportuar se i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë ndaj saj, ku si pasojë ka pranuar tretman mjekësor.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se edhe një mashkull ka raportuar se pas “një mosmarrëveshje verbale në banesën e tij ishte sulmuar nga e dyshuara femër kosovare”.
“Në Graqanicë ankuesja femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke e shqetësuar i dyshuari mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore. Në Prishtinë, viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale në banesën e tij ishte sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Në Lipjan Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, raportohet edhe për një rast të ngacmimit seksual, ku viktima “kishte qenë duke ecur në rrugë, është ngacmuar nga dy të dyshuar”.
Në këtë rast nuk raportohet për të arrestuar dhe se rasti po hetohet.
