Trepça kualifikohet në finale, e pret Golden Eagle Ylli

Trepça ka siguruar finalen e së dielës në Ligën Unike në basketboll për meshkuj ku do ta ketë përballë Golden Eagle Yllin.

Kjo pasi ka mundur Sigal Prishtinën. Rezultati përfundimtar ka qenë  83:80 (24:28, 27:18, 19:22, 13:12).

Ndeshja ka njohur epërsi e barazime të dyja skuadrave, por Trepça është treguar më e fortë në momentet vendimtare. 

Te skuadra mitrovicase kanë shkëlqyer Devonte Upson, Mikaile Tmusiq dhe Darnell Edge, ndërsa te kryeqytetasit Donte Clark, Malcolm Armstead dhe Diamond Stone.

Finalja zhvillohet të dielën nga ora 19:00 mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës, kurse sfida për vendin e tretë është ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës nga ora 16:00. 

Go to TOP