Trepça fiton ndeshjen e parë finale ndaj Pejës në Mitrovicë

KB Trepça ka arritur ta marrë fitoren e parë në finalen e Superligës së Kosovës në Basketboll, duke e mposhtur KB Pejën me rezultat 94:86 në palestrën Minatori në Mitrovicë, duke u kthyer nga humbja në çerekun e fundit.

Mitrovicasit me përparësinë si vendas në ndeshjen e parë finale, e nisën shumë mirë çerekun e parë, duke e fituar me diferencë prej pesë pikëve 24:19, por mysafirët në 10 minutat e radhës përmbysen gjithçka, duke shkuar në pushimin e mespjesëve me një pikë avantazh, 48:47.

Edhe çerekun e tretë ‘Shqiponjat’ ishin më të mirë, herë pas here duke rritur epërsinë, por 10 minutëshi i tretë përfundoi 21:18 në të mirë të mysafirëve, kështu duke çuar rezultatin në 69:65.

10 minutat e fundit të takimit ishin shumë interesante, me Pejën që arriti fillimisht të krijonte epërsi solide, por vendasit nuk u dorëzuan, duke arritur përmbysjen e rezultatit në minutat e fundit, për të fituar me rezultat 94:86.

Lojtari më i dalluar i takimit padyshim që ishte Jamal Artis që kontribuoi me 27 pikë, ndërsa u ndihmua nga Ken Brown e Will Daniels me nga 24 e 19 pikë, respektivisht, ndërsa vendorët lanë shumë për të dëshiruar me vetëm Drilon Hajrizin që ishte shumë afër dyshifrorit të trefishtë me nëntë pikë, 10 rebounds e tetë asistime.

Te mysafirët shkëlqeu Larry Thomas, i cili shënoi 23 pikë, teksa u dallua edhe David Joseph me 16 pikë e katër asistime.

Kjo është ndeshja e parë finale, me Trepçën që avancon nga ndeshja e parë, teksa finalja e dytë zhvillohet në Karagaçi të Pejës.

Go to TOP