Tregu i gjelbër i Prishtinës nuk zhvendoset pa u tenderuar projekti i ri

Tregtarët po punojnë në kushte shumë të këqija për vite me radhë në tregun e gjelbër të kryeqytetit. Komunarët kanë premtuar se ndërtimin e tregut të ri do të nis së shpejti, por projekti ende nuk ka përfunduar e nuk është tenderuar. Opozita në Prishtinë dyshon se një projekt i tillë do të realizohet.

Rrahim Gervori është tregtar nga Prishtina në Çarshinë e Vjetër. Ai tash e sa vite përballet me  kushte të pafavorshme pune. E për të edhe ky premtim për ndërtimin e tregut të ri, duket të jetë i parealizuar.

”As në Bangladesh nuk është më keq, kanë vetëm premtime, prej kohës së Ismet Beqirit si kryetar e deri te Përparimi e kanë folur, e nuk është realizuar. Vinë veç kur është koha e votave”, tha Gervori

Si Gervori mendojnë edhe kolegët e tij.

”Kushtet janë shumë të mjerueshme , po e sheh kushtet e tmerrshme janë , çdo kryetar qe ka ardhë ka lyp votë, së fundmi nuk ka bo kurrgjë, është problem kështu se nuk po vinë konsumatorët sepse kushtet janë katastrofë”, tha tregtari Remiz Menxhiqi.

Kurse tregti tjeter Përparim Ramadani, thotë se kushtet janë shumë të këqija.

”Ti a po e sheh çfarë kushtesh janë këtu, as në Bangladesh nuk jon kështu, ma mirë ka qenë para pavarësisë se tash”, tha ai

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Kamer Xhaferi thotë se projekti i ndërtimit të tregut është drejt finalizimit ani pse nuk kanë akoma një afat kohor.

”Jemi në dizajnim final me arkitektin e qytetit, është vonuar pak projekti, momentin që vjen ne e tenderojmë dhe e përcjellim tutje për tenderim, do t’i plotësoj të gjitha kushtet”, ka theksuar ai.

Teksa të dyshimtë për këtë projekt u shpreh Partia Demokratike e Kosovës, parti opozitare në këtë komunë.

”Dyshoj që janë të qëllimshme dhe jo teknike” , thekson Muhamet Selmini nga PDK-ja.

Premtimin për ndërtimin e një tregu të ri e pati dhënë Përparim Rama në programin e tij qeverisës si kryetar i komunën e Prishtinës.

Go to TOP