Tre të lënduar në aksidentin në autostradën `Ibrahim Rugova`

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot mes një kamioni dhe dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 09:20 në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndime në mes një kamioni dhe dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Hoxha.

Ai njoftoi se për shkak të aksidentit autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht.

Go to TOP