Tre lagje të Prishtinës nesër mbesin pa ujë për shkak të punimeve teknike

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të realizohen punime teknike në gypin magjistral fi 600 mm Badoc – Prishtinë. Tutje bëhej e ditur se faji i punimeve tre lagje mbesin pa ujë të pijshëm në kryeqytet.

“Realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Gjatë ditës së nesërme, 10 tetor 2021 duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.” thuhej në një postim në Facebook  të KRU Prishtina.

Kurse shpjegohej se kur ka punime të tilla, në momentin që vjen uji duhet lënë të rrjedhë për pak minuta, deri në shpërlarjen e linjës, sepse mund të vjen uj i turbullt.

Go to TOP