Trajneri i Spanjës: Dhamë gjithçka në fushë

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në fitoren ndaj Gjeorgjisë.

‘Furia e Kuq’ mbrëmë mundi Gjeorgjinë (4-1), duke kaluar në çerekfinalen e EURO 2024.

Strategu spanjoll mendon se fitorja e Spanjës ka mundur të jetë edhe më e thellë.

“Jemi shumë të lumtur. Loja ka mundur të kishte përfunduar 8 ose 9-1”, ka thënë Luis de la Fuente.

Ai thotë se futbollistët e skuadrës së tij, dhanë gjithçka në lojë për të ardhur deri të fitorja.

“Ata janë një ekip i rrezikshëm në kundërsulm, por ne dhamë gjithçka në fushë dhe e merituam. Rikthimi është falë djemve, unë mund t’i përcjell idetë e mia për futbollin, por pastaj janë ata që dalin në fushë dhe e bëjnë mirë. Ishte e vështirë me mënyrën se si po shkonte ndeshja, por ne ruajtëm qetësinë”, ka theksuar ai.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne, sepse donim të arrinim në çerekfinale kundër Gjermanisë. Megjithatë, absolutisht i kemi këmbët në tokë, duhet të vazhdojmë të punojmë”, ka pohuar Luis de la Fuente. 

Go to TOP