Trajneri i Carpignanos e goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin gjatë një ndeshjeje në Prima Categoria

Një gjyqtar në Prima Categoria në Itali është goditur me grusht në fytyrë nga trajneri i Carpignanos, i cili më pas ka kërkuar falje dhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Trajneri Giovanni Alosi e sulmoi gjyqtarin Andrea Felis gjatë ndeshjes kundër Oleggio Castello në kategorinë e parë të futbollit italian.

Takimi u pezullua, pasi trajneri e goditi gjyqtarin kur skuadra e tij po humbte me rezultat 2-0 në gjysmën e dytë.

https://twitter.com/Wazza_CN/status/1442205046448525316?s=20

Felis i dha karton të kuq Alosit për shkak të protestave të tij, por ai në vend se të shkonte në zhveshtore, iu afrua duke e sulmuar verbalisht dhe më pas e goditi me grusht në fytyrë.

Pas incidentit, trajneri – të cilin e presin sanksione dhe diskualifikim afatgjatë – kërkoi falje për veprimet e tij dhe dha dorëheqje.

Prima Categoria është niveli i shtatë në sistemin italian të ligave të futbollit. 

Go to TOP