​Trajneri i Brugge flet për situatën e Ardon Jasharit

AC Milan vazhdon të ndjekë Ardon Jasharin, por kalimi i mesfushorit te Rossonerët ende nuk është konkretizuar. Zvicerani nuk mori pjesë në ndeshjen e Superkupës së Belgjikës kundër Union Saint-Gilloise, ashtu siç mungoi edhe në foton zyrtare të skuadrës. Në pritje të një marrëveshjeje, ai është kthyer në një “autsajder” në ambientin e Club Brugge.

Trajneri i klubit belg, Nicky Hayen, konfirmoi se vendimi për të mos e aktivizuar lojtarin ishte i tij, ndërsa theksoi për “DAZN”:

“Situata është shumë e qartë, ai duhet të kthehet në stërvitje të hënën. Por në futboll, gjërat mund të jenë shumë të vështira. Kam besim te klubi që do ta trajtojë siç duhet. Do të shohim si do të përfundojë.”

Hayen nënvizoi se Milani nuk është klubi i vetëm i interesuar:

“Nuk mund të zbuloj çfarë më thotë menaxhmenti, por di se çfarë kërkojnë nga shitja. Vendimi i fundit u takon drejtuesve. Ka një marrëveshje që Jashari të rikthehet në stërvitje që nga sot.”

Për sjelljen e lojtarit, i cili nuk ka pranuar të stërvitet, trajneri tha:

“Grupi ynë është si një familje. Edhe pse mund të mos pajtohen me atë që po ndodh, ata e kuptojnë dinamikën e futbollit. Duhet të qëndrojmë të qetë. E ardhmja? Është e pamundur të parashikohet, sidomos kur interesimi nuk vjen vetëm nga Milani…”

Situata mbetet e hapur, me Brugge që kërkon të maksimizojë përfitimet nga shitja, ndërsa lojtari pret lëvizjen për të bërë hapin e radhës në karrierë.


Go to TOP