Tragjedia e radhës në Egje, gomonia me emigrantë përplaset me shkëmbinjtë

Një tjetër tragjedi me emigrantët e paligjshëm është regjistruar këtë herë në brigjet Turke nq detin Egje.

Sipas raportimeve paraprake, një gomone e mbushur plot e përplot me emigrantë që synonin Evropën është përplasur me shkëmbinjtë nënujorë pranë qytetit të Cesme.

Për pasojë 7 persona u mbytën, teksa pjesa tjetër u shpëtua nga rojet bregdetare që u njoftuan nga një peshkatar që kaloi rastësisht në zonën ku ndodhi tragjedia.

Një person rezulton ende i humbur teksa autoritetet turke vijojnë hetimet për zbulimin e trafikantëve që kishin organizuar këtë udhëtim të paligjshëm.

Go to TOP