Tragjedi në Francë, treni shtyp emigrantët mbi shina

Tre emigrantë e kanë humbur jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pasi u goditën nga një tren i shpejtë.

Ngjarja tragjike ndodhi në jug-perëndim të Francës.

Sipas autoriteteve francezeve emigrantët u përplasën nga treni ndërsa flinin në shina në qytetin bregdetar të Biarritz.

Një hetim ka nisur për të zbardhur ngjarjen.

Kryebashkiaku i qytetit Eneko Aldana-Douat, deklaroi se emigrantët shpesh herë përdorin shinat e trenit për të mos u pikasur nga forcat e policisë, shkruan BBC .

Viktimat ende nuk janë identifikuar nga policia.

Por, sipas burimeve besohet se ata janë algjerianë.

Go to TOP