Toverlani për garën në FFK: Buxheti është 17 milionë euro, në pyetje janë interesa të mëdha

Trajneri i njohur Afrim Toverlani ka komentuar në lidhje me Kuvendin Zgjedhor në FFK cili pritet të mbahet në muajin prill.

Toverlani ka thënë se personalisht nuk mban pozicion në lidhje me dy palët që po pretendojnë të marrin drejtimin e FFK-së.

Ai thotë se ka interesa të mëdha financiare në garën për të parin e FFK-së.

“Fabrikat janë shitur, tokat janë shitur, 17 milionë euro është buxheti vjetor i Federatës së Futbollit të Kosovës. Të gjitha këto janë interesa. Ka edhe njerëz në prapavijë pas gjithë këtyre debateve”.

Toverlani thotë se atyre që punojnë në fusha të gjelbra iu interesojnë programet e kandidatëve për kryetar të FFK-së.

“Ka njerëz që prej dy vitesh janë përgatitur për të garuar për të parin e FFK-së, ata është dashur të kenë program. Neve të fushës na interesojnë programet. Si do të avancohet futbolli. Sa fusha do të ndërtohen. A do të shkojnë trajnerët në seminare. Neve vetëm kjo na intereson”.

Trajneri i futbollit thotë se momentalisht ajo që po bën kryetari i FFK-së dhe pala tjetër nuk është asgjë më shumë se “interesa madhore”.

“Gjithmonë ka pasur kësi lloj lojërash nëpër federata”, deklaroi tutje Tovërlani.

Go to TOP