Tomë Gashi mbron Liburn Aliun: S’ka shtëpi 600 mijë euro në Marigona Residence

Avokati Tomë Gashi ka mbrojtur Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas publikimit të përgjimeve që pretendojnë se Aliu është i përfshirë në korrupsion.Gashi gjithashtu mohon raportimet për çmimin e shtëpive në lagjen Marigona Rezidence, aty ku jeton ministri Liburn Aliu.

“Fatmirësisht kemi shumë agjencione që merren me shitje të patundshmërive dhe çdo ditë kushdo që ka Facebook, e që mundet me i përcjellë që ka oferta për shpija që janë shumë më pak se 200 mijë euro edhe çmimi mesatar i tyre sillet diku prej 150 mijë eurove deri në 250 mijë euro”, tha Gashi.

“Për që ka në Marigonë shpi 600 mijë euro, munden me qenë të dikujt që ka qenë në pushtet para Albin Kurtit por jo prej këtyre që janë të zakonshëm. Nuk është e ndaluar asnjë ministër, as i qeverisë Kurti e as ti e as unë që të kemi shtëpi në Marigonë”, shtoi Gashi.

Go to TOP