Tjetër e arritur e madhe, gjyqtarët kosovarë drejtuan ndeshje të Ligës së Kampionëve

Federata e Hendbollit e Kosovës ka arritur tjetër sukses të rëndësishëm në fundjavë.

Çifti i gjyqtarëve, Sherif Xhema e Besfort Jahja, të dielën drejtoi ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve te hendbollistet.

Xhema e Jahja ishin të deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit për ndeshjen e zhvilluar në Gjermani në mes të Ludwigsburgut dhe Team Esbjergut.

Fitore me rezultatin 36:31 shënoi skuadra daneze, Esbjerg.

Ndeshja ishte e fortë dhe interesante, tipike për Ligën e Kampionëve, garën elitare evropiane.

Xhema e Jahja për herë të parë kanë drejtuar ndeshje në Champions dhe e kanë menaxhuar sfidën me sukses të plotë. Për delegat e kishin francezin Denis Reibel.

Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të Grupit B të Championsit.

Esbjergu është i treti, ndërsa Ludwigsburgu i gjashti. /Kosova.info/


Go to TOP