Tifozët grekë shfaqin flamurin serbë e sulmojnë “Dardanët” me fishekzjarre
Tifozët grekë kanë sulmuar tifozët e Kosovës ku pas golit të parë kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të tyre.
Kjo bëri që gjyqtari ta ndërprerjë ndeshjen për disa minuta për t’i dhënë më pas 8 minuta lojë shtesë.
Grekët edhe gjatë gjithë ndeshjes penguan lojtarët e Kosovës me laserë në sy e është shfaqur edhe flamuri i Serbisë në stadium.
Në fund, ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 në favor të Greqisë, falë golave të Giakoumakis në minutën e 71-të dhe Mantalos në minutën e 99-të.
Kosova mbetet në vendin e dytë, ku edhe matematikisht ka humbur shanset që të kualifikohet për në “play-off” të Kampionatit Evropian 2024.

