Thirrje për Aplikim: Çmimi i BE-së për Gazetari Hulumtuese 2025
Thomson Media, në bashkëpunim me partnerët e saj, ka shpallur thirrjen për aplikime për Çmimin e Bashkimit Evropian për Gazetari Hulumtuese 2025, i cili është i hapur për gazetarët dhe gazetaret nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 16 qershor 2025, në mesnatë.
Ky çmim prestigjioz synon të vlerësojë storiet hulumtuese të jashtëzakonshme, që kontribuojnë ndjeshëm në lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit dhe transparencën në rajon. Programi përfshin çmime kombëtare në secilin shtet pjesëmarrës si dhe një çmim rajonal, ku konkurrojnë fituesit kombëtarë dhe punimet e nominuara veçmas.
Fondi total shpërblyes për çmimet kombëtare dhe rajonale është 10.000 euro, të ndarë në mënyrën vijuese:
Çmimi i parë: 5.000 euro
Çmimi i dytë: 3.000 euro
Çmimi i tretë: 2.000 euro
Për të aplikuar dhe për të shkarkuar dokumentacionin e nevojshëm, vizitoni këtë link:
Organizatorët ftojnë mediat, organizatat dhe individët të ndajnë këtë thirrje përmes platformave të tyre – faqe interneti, rrjete sociale dhe newsletter-ash – për të rritur dukshmërinë e këtij konkursi dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen e gazetarëve të talentuar nga rajoni.
Paketa për rrjete sociale me postime të sugjeruara dhe materiale vizuale është gjithashtu në dispozicion për lehtësimin e shpërndarjes.
Për pyetje shtesë apo informata të mëtejshme, organizatorët mbesin të gatshëm për të ofruar mbështetje. /Kosova.info/
