“Thirrja e Haxhiut për tërheqje të aktakuzës ndaj saj, presion mbi prokurorinë”

Sot në seancën gjyqësore, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje prokurorit Ilaz Beqiri që të dorëzohet dhe të tërhiqet nga aktakuza pasi mungon ekspertiza dhe faktet për gazin lotsjellës.

Por, këtë thirrje e ka cilësuar si presion mbi prokurorinë, Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Përparim Gruda.

Ai më tej ka thënë se thirrje të tilla bëhe në vende me regjime totalitare dhe jo në vende që pretendojnë për integrim evropian.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i paska bërë thirrje sot prokurorit të çështjes që të tërhiqet nga aktakuza kundër saj për hudhjen të gazit lotsjellës në Kuvend. Kjo thirrje mund të ndëgjohet vetëm në vende me regjime totalitare, e asesi në një vend me aspirata për integrim evropian.

Zonja Haxhiu nuk duhet të harroj se përveç e akuzuar në këtë rast, ajo është dhe Ministre e Drejtësisë. Një koment i tillë është qartazi ndehyrje drejtësi dhe presion mbi organin e akuzës”, shkroi ai në Facebook.

Ai më tej ka thënë se nga pikëpamjet profesionale këto thirrje s’duhej të toleroheshin nga persona të thjeshtë e lërë më nga një ministre e drejtësisë.

Go to TOP