Theret një i mitur në Lipjan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi ishte therur me thikë.  

Rasti ka ndodhur në fshatin Medvec në Lipjan, të hënën në ora 14:30. 

“Viktima mashkull kosovar  (i mitur) është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i mitur)”, thuhet në raport. 

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Go to TOP