Theret me thikë një 20-vjeçar në Han të Elezit
Një 20-vjeçar është ther me thikë në Han të Elezit.
Kështu bëri të ditur për Front Online Basri Shabani, drejtor rajonal i policisë në Ferizaj.
Shabani tha se lidhur me rastin është dërguar në mbajtje për 48 orë i dyshuari i moshës 23-vjeçare.
“Një i ri ka marrë lëndime trupore, pas tretmanit në QKMF në Hanin e Elezit , është liruar për në shtëpi. Një person i dyshuar, është ndaluar për 48 orë”, tha ai.
