Thaçit, Smakajt, Kilajt dhe Fazliut u vazhdohet paraburgimi

Ndërkohë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, të cilët së ashku me Hajredin Kuçin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Katër vendimet e ndara janë marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot.

Për të gjithë të akuzuarit Prokuroria kishte thënë se duhet të mbesin në paraburgim me arsyetimin se janë proporcionale dhe të nevojshëm.


Go to TOP