Terzic thotë se Dortmund është gati për ta synuar përmbysjen

Trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic, ka thënë se skuadra është gati për të synuar përmbysjen e rezultatit. 

Dortmund që pësoi një humbje 2-1 në ndeshjen e parë në Madrid, do të zbresë në fushë për të tentuar kualifikimin.  

“Atletico na detyroi të bëjmë gabime javën e kaluar. Kur luan kundër Atleticos, gabimet individuale penalizohen menjëherë. Ne do të tregojmë se çfarë nuk duhet të na ndodhë nesër. Por ajo që është shumë më e rëndësishme është se si reagojmë. Ne jemi gati të kompensojmë gabimet”, ka thënë Terzic.

“Ne e dimë se kundërshtarët tanë janë shumë me përvojë. Ne duam të bëjmë më mirë që nga fillimi nesër”.

Go to TOP