Terras: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka thënë se e ardhmja e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian, por sipas tij anëtarësimi kërkon reforma.
Komentet, eurodeputeti i bëri përmes një postimi në llogarinë e tij në platformën X pas takimeve që i pati gjatë qëndrimit në Kosovë.
