Tërhiqet shorti i Champions-it: Përballje të ‘nxehta’
Të premten në Nyon të Zvicrës, është tërhequr shorti për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Kryesfida e këtij rrethi të garave padyshim do të jetë ballafaqimi mes dy skuadrave spanjolle, Real Madrid-Atletico Madrid derisa duel dramatik pritet edhe në përballjen Bayern Munich-Bayer Leverkusen.
Sfida joshëse pritet edhe në duelin Liverpool-PSG.
Çiftet:
Aston Villa-Brugge
Dortmund-Lille
Real Madrid-Atletico Madrid
Bayern Munich-Leverkusen
PSV-Arsenal
Feyennord-Inter
Liverpool-PSG
Barcelona-Benfica
Nis tërheqja e shortit të Champions-it, live në RTK
(E plotësuar, 12:03) Në Nyon të Zvicrës ka nisur tërheqja e shortit për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, event ky që po transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
Në raundin e 1/8-tës do të luajnë klube si Club Brugge, Bayern Munich, Benfica, Feyenoord, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, PSV Eindhoven dhe Real Madrid, Liverpoolit, Barcelonës, Arsenalit, Interit, Atletico Madridit, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa.
