Tejkaloi policinë në vijë të plotë, i pezullohet patentë shoferi

Ndonëse ishte vijë e plotë e kishte një veturë zyrtare të policisë përpara, kjo nuk e pengoi ngasësin e një automjeti në rrugën Ferizaj-Kaçanik, të bënte tejkalim, duke bërë kështu shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

Por kjo, ngasësit 54 vjeç i kushtoi me pezullim të patentë shoferit, pikë negative e gjobë me para.

“Policia e Komunikacionit Rrugor ka identifikuar I.H (54 vjeç), dhe për këtë kundërvajtje, ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë shoferit për 3 muaj”, thuhet në njoftimin e policisë për rastin.

Policia ka bërë thirrje tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut. /Kosova.info/


Go to TOP