Teatri historik i Mariupolit që u godit nga sulmet ajrore ruse

Teatri historik në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, që po përdorej si strehimore nga qindra civilë, është goditur nga granatimet ruse më 16 mars, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Autoritetet e qytetit, që janë cituar nga AFP, thanë se po tentojnë të kuptojnë për numrin e viktimave, por thanë se këto përpjekje po pengohen nga granatimet ruse që po vazhdojnë në lagjet afër.

“Edhe një krim i tmerrshëm i luftës në Mariupol. Sulm masiv rus mbi Teatrin e Dramës ku qindra civilë të pafajshëm po fshiheshin. Ndërtesa tashmë është shkatërruar plotësisht. Rusët nuk e kanë ditur se kjo ndërtesë përdorej për strehimin e civilëve”, shkroi në Twitter Kuleba.

Pavarësisht dëshmive të shumta të sulmeve ruse në zonat civile, që janë dokumentuar nga gazetarët, përfshirë edhe nga korrespondentët e Radios Evropa e Lirë që janë në terren, Moska mohon se shënjestron zona civile. Ministria ruse e Mbrojtjes e akuzoi Batalionin Azov, një milici ukrainase e ekstremit të djathtë, për sulmin ndaj teatrit. Megjithatë, kjo ministri nuk dha asnjë provë për ta mbështetur këtë pretendim.

Pjesa qendrore e teatrit është shkatërruar plotësisht.
Pjesa qendrore e teatrit është shkatërruar plotësisht.
Zyrtarët e qytetit thanë se bomba u lëshua në ndërtesën e teatrit nga një avion rus.
Zyrtarët e qytetit thanë se bomba u lëshua në ndërtesën e teatrit nga një avion rus.
Teatri i Dramës së Mariupolit që gjendet në Sheshin e Teatrit. Fotografi e realizuar në fillim të shkurtit nga Amos Chapple, fotoreporter i Radios Evropa e Lirë.
Teatri i Dramës së Mariupolit që gjendet në Sheshin e Teatrit. Fotografi e realizuar në fillim të shkurtit nga Amos Chapple, fotoreporter i Radios Evropa e Lirë.
“Rusia me qëllim shkatërroi Teatrin e Dramës, ku qindra persona po fshihen”, thanë autoritetet e qytetit të Mariupolit në një deklaratë të publikuar në Telegram më 16 mars.
“Rusia me qëllim shkatërroi Teatrin e Dramës, ku qindra persona po fshihen”, thanë autoritetet e qytetit të Mariupolit në një deklaratë të publikuar në Telegram më 16 mars.
“Është e pamundur të gjesh fjalë për të përshkruar nivelin e cinizmit dhe mizorisë, me të cilin pushtuesit rusë po shkatërrojnë banorët paqësorë të një qyteti ukrainas buzë detit”, u tha në deklaratë.

Ky imazh satelitor i teatrit, i bërë më 14 mars, tregon fjalën "fëmijë" të shkruar në rusisht para dhe pas ndërtesës.   
Ky imazh satelitor i teatrit, i bërë më 14 mars, tregon fjalën “fëmijë” të shkruar në rusisht para dhe pas ndërtesës. 
Go to TOP