Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë
Gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci i cili tha se nga informatat e para dyshohet që nga një mjet në lëvizje ka pasë gjuajtje me armë.
“Rreth orë 20:40 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Borovci.
Lidhur me rastin, Policia ka nisur një hetim.