Të shtëna me armë në një aheng familjar në Prizren, i dyshuari në kërkim policor

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aheng familjar në Prizren ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 4 gëzhoja të armës, ndërsa i dyshuari është vënë në kërkim policor.

Policia ka bërë thirrje që të festohet me zemër dhe jo me armë.

Njoftimi i plotë:

Armëmbajtje pa leje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Prizren, 30 qershor 2024

Me datën 30.06.2024 Stacioni Policor Prizren përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në një aheng familjar në qytetin e Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri.

Njësitet policore përkatëse i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër (4) gëzhoja të armës. I dyshuari i rastit i njohur për policinë është vënë në kërkim policor.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’!

Go to TOP