Të nderuar Kryeministra të Ballkanit a bën të sqaroni se si do t’i punësoni dhe arsimoni të strehuarit nga Afganistani

Shkruan: Ejup BERIShA
Kryeministrat e vendeve të Ballkanit të pyetur se me çfarë mjete do të mbahen afganët që kanë ardhur këtu te ne për të shpëtuar nga hakmarrja e pushtetarëve të ri taleban në vendin e tyre, këta janë përgjigjur se afganët do ti arsimojnë dhe do ti punësojnë këtu te ne.

Në rregull edhe unë jam dakord me këtë gatishmëri të autoriteteve zyrtare të shteteve tona që t’i arsimojnë dhe ti punësojnë afganët të cilët përkohësisht do të ndodhen për strehim këtu në rajonin tonë. Pse jo edhe ata janë njerëz dhe kanë nevojë që të arsimohen dhe të punësohen me qëllim që të mund ta mbajnë veten dhe familjarët e tyre në jetë. Pra edhe unë mendoj se afganëve u nevojitet arsimim dhe punësim dhe këto gjëra patjetër duhet tu mundësohen atyre. Por a e dinë kryeministrat e vendeve të rajonit të Ballkanit se sa shumë njerëz të papunë ndodhen në shtetet e tyre për momentin?.

Janë shumë pra me qindra mijëra individ të papunë dhe nëse këtyre të papunëve këtu deri tani nuk u kanë gjetur punë atëherë si dhe ku do ti punësojnë afganët. Pra nëse mund ti punësojnë afganët këtu në shtetet e Ballkanit atëherë kjo është dëshmi se këtu ka mundësi për punësimin e njerëzve por dikush qëllimisht nuk u jep mundësi atyre që të punësohen. Prandaj këtu te ne kemi plot njerëz që nuk kanë arritur të punësohen kurrë dhe tani vijnë afganët e përndjekur dhe përnjëherë dikush paralajmëron mundësi punësimi për ta. Dhe këtu duhet parashtruar pyetjen logjike Kryeministrave të rajonit të Ballkanit se a mos vallë planifikojnë që ti largojnë njerëzit vendas të punësuar nga vendet e tyre të punës për ti punësuar afganët apo e kanë njet që të hapin vende të reja pune. Nëse e kanë njet ta bëjnë këtë të fundit atëherë është në rregull por nëse duan ta bëjnë veprimin e parë të largojnë nga vendet e punës banorë vendor me qëllim që ti punësojnë afganët atëherë kjo nuk është aspak në rregull. E kamë edhe një pyetje për Kryeministrat tanë e ajo është:

Të nderuar dihet se te ne për tu punësuar duhesh të jesh anëtar i partive politike në pushtet se për ndryshe nuk mund të punësohesh kurrë. Athua vallë keni ndërmend që t’i anëtarësoni afganët nëpër partitë në pushtet dhe pastaj ti punësoni ata apo do ti punësoni thjesht pa pasur nevojë që ata të jenë anëtarë të Partive në pushtet. Sepse këtu monopol për punësim ka kohë që kanë Partitë politike në pushtet e jo institucionet e specializuara për punësim apo Entet adekuate të punësimit. Dhe premtimi i dytë i autoriteteve zyrtare qeveritare të shteteve të Ballkanit është se afganëve me qëndrim të përkohshëm këtu në shtetet e rajonit tonë do tu mundësohet që të arsimohen. Thash në fillim të këtij shkrimi se nuk jam as kundër idesë për punësimin e afganëve por as nuk jam kundër idesë për arsimimin e tyre sepse edhe këta janë njerëz si të gjithë ne. Por prapëseprapë kur jemi te arsimi duhet tërhequr vëmendjen se çfarë cilësie për arsimim do tu sigurohet afganëve me qëndrim të përkohshëm këtu në shtetet e rajonit tonë. Pra Kryeministrat e Ballkanit e paskan njet që ti arsimojnë afganët e ardhur për strehim këtu. Dhe nëse e kanë fjalën për cilësinë e njëjtë të arsimit që ua kanë ofruar institucionet e arsimit këtu te ne deri tani qytetarëve që jetojnë këtu atëherë të njëjtën mos tua ofrojnë edhe afganëve të cilët do të qëndrojnë këtu te ne apo mos ti lodhin kot këta të huaj sepse do ti mundojnë për së dyti here që të pajisen me të njëjtën cilësi të dobët të arsimit të cilën këta e kanë pasur edhe atje në shtetin e tyre, jalën pra e kamë për qytetarët afgan. Konsideroj se atyre u duhet arsimim më cilësor e jo të njëjtët të ballafaqohen me të njëjtën cilësi arsimimi që njëherë e kanë kaluar atje. Prandaj kryeministrave të rajonit të Ballkanit u sugjeroj që afganëve tu mundësojnë arsimim më të mirë dhe më cilësor. Të nderuar Kryeministra assesi mos i leni të pa-arsimuar edhe afganët ashtu siç nuk u arsimuan mirë qytetarët e shteteve të rajonit tonë sepse dikush deshi tu jep shkollë pa u arsimuar fare një numri të konsiderueshëm të qytetarëve tanë këtu te ne. Qytetarët tanë pra u morën në qafë mos të merren në qafë edhe afganët.

Go to TOP