Tchouameni e zëvendëspn Mbappe në rolin e kapitenit

Mesfushori Aurelien Tchouameni do të jetë kapiten i Francës në ndeshjen e Nations League kundër Izraelit të enjten, në mungesë të Kylian Mbappe, ka njoftuar të mërkurën Federata e Futbollit e Francës. 

Kylian Mbappe që është kapiten te Franca do të mungojë në ndeshjet e Nations League kundër Izraelit dhe Belgjikës.

Tchouameni ishte një nga favoritët për të marrë shiritin e kapitenit, së bashku me mbrojtësin Jules Kounde dhe portierin Mike Maignan.

Pas ndeshjes kundër Izraelit, Franca, e dyta në Grupin A2, të hënën do të përballet me Belgjikën.

Go to TOP