Taibe Ruli dhe Andis Çeku kampionë të kategorisë U17
Të dielën në palestrën e shkollës “Astrit Bytyqi”, në Ferizaj është mbajtur Kampionati Individual për grup-moshën nën 17 vjeçe.
Të dy titujt i kanë rrëmbyer anëtarët e klubit Liria: Andis Çeku dhe Taibe Ruli.
Andisi, në finale ka fituar ndaj Arti Karabaxhakut me 3:0 në seta, kurse Taibja, ndaj Jona Hashanit me 3:1.
Andisi u tregua superior që nga fillimi dhe të gjitha ndeshjet i fitoi me 3:0 në sete, duke përfshirë edhe atë ndaj Akil Mahmutit në gjysmëfinale, ndërkaq finalisti tjetër Arti Karabaxhaku, në gjysmëfinale ishte më i mirë se Ylber Beka (3:0).
Taibja, ndërkaq në gjysmëfinale ishte më e mirë se Tuana Gacaferi me 3:0, kurse finalistja e dytë, Jona Hashani në gjysmëfinale e mundi Anisa Domanikun me 3:0 në sete.
Në kategorinë e çifteve të femrave, kampione u shpallën Anisa Domaniku dhe Tuana Gacaferi pasi në finale e mundën çiftin e favorizuar Taibe Ruli dhe Jona Hashani me rezultatin 3:1 në seta.
Te çiftet e meshkujve, Andis Çeku dhe Arti Karabaxhaku në finale e mundën çiftin vushtrrias Ibrahim Maloku/Ylber Beka me 3:1 në seta.

RENDITJA FINALE:
Meshkujt – individuale:
1. Andis Çeku
2. Arti Karabaxhaku
3. Akil Mahmuti
3. Ylber Beka
Femrat – individuale:
1.Taibe Ruli
2. Jona Hashani
3. Anisa Domaniku
3. Tuana Gacaferi
Çiftet – femra:
1. Anisa Domaniku/Tuana Gacaferi
2. Taibe Ruli/Jona Hashani
3. Jonida Ibrahimi/Vlera Beqa
3. Malda Bllaca/Zana Bllaca
Çiftet – meshkuj:
1. Andis Çeku/Arti Karabaxhaku
2. Ibrahim Maloku/Ylber Beka
3. Amant Sejdiu/Olti Behluli
3. Akil Mahmuti/Rron Kolloni /Kosova.info/
