Tahiri: Specialja është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, e sot nuk dëgjuam as një fjalë për ato pretendime
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale, është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh nga UÇK-ja.
Sipas tij në seancën e sotme të gjykimit u dëgjuan pretendimet Prokurorisë, por askund në asnjë rresht e as fjalë, nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti.
“I tërë procesi i letërkëmbimeve, ligjit dhe ndryshimit të Kushtetutës për të mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale, është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh nga UÇK-ja”.
“Gjatë gjithë ditës së sotshme, nga salla e gjyqit dëgjova pretendimet Prokurorisë, por askund në asnjë rresht e as fjalë, nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti”, shkroi Tahiri.
