Tahiri-qeverisë: Lini retorikat boshe dhe veproni

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, derisa ka kritikuar Qeverinë Kurti për “mosreagim” krahas rritjes së cmimeve në treg, i ka bërë thirrje që t’i lë anash “retorikat boshe”.

“Kemi ngritje enorme të çmimeve dhe njëkohësisht një mosreagim të qeverisë Pesë muaj përpara ne këtij kuvendi i kemi bërë një kërkesë për të vepruar dhe kemi dhënë edhe rekomandimet tona”.

“Kemi prezantuar edhe një rezolutë sa i përket rritjes së çmimit të energjisë”, deklaroi Tahiri para deputetëve të martën, në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për rritjen e çmimeve.

Ai ka kërkuar llogari nga qeveria, e cila sipas tij, ka marrë masat “më të lodhta”, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Go to TOP