Tahiri: Qeveria nuk po shqetësohet për evitimin e kaosit energjetik

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se situata aktuale me reduktime të energjisë elektrike tregon që Qeveria “nuk shqetësohet për tejkalimin e gjendjes”.

“Kolapsi energjetik në Ferizaj dhe kaosi energjetik në Kosovë tregon se kjo Qeveri as nuk ka dije, as nuk shqetësohet fare për evitimin dhe as tejkalimin e kësaj gjendje të rëndë”, ka shkruar ai në Facebook.

Tahiri e ka quajtur situatën rikthim në vitin 2000.

“Loja me ndjenjat e popullit të Kosovës është tradhti ndaj besimit popullor. Fundi i këtij eksperimenti është i afërt”, vazhdon postimi i tij. /Kosova.info/


Go to TOP