Tahiri me kritika ndaj Qeverisë, përmend pagat e minatorëve

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka adresuar kritikat e tij ndaj Qeverisë për disa çështje, e njëra nga to për mos ekzekutimin e pagave për minatorët e Trepçës.

“U shëtitët boll, edhe foto e video bëtë në Paris, tash a po merreni me minatorët e Trepçës që janë pa rroga, me bllokadat e rrugëve gjithandej Kosovës, me pensionistët që po presin pas katër vjet qeverie me ua rritë pensionet me dëmet ekonomike e me bllokadën ndërkombëtare”, ka shkruar Tahiri.

Minatorët e Trepçës nuk kanë marrë pagat e tyre nga muaji qershor. Kjo nuk është hera e parë që ata ballafaqohen me probleme të tilla. /Kosova.info/

Go to TOP