Szunyog: Kosova duhet të punojë nga afër me fqinjët e saj

Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) mban Forumin e Parë të Investimeve të Qëndrueshme, ku po marrin pjesë përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë. Në hapje të këtij forumi u tha se në Kosovë ka klime të përshtatshme për investime.

“Jemi mbledhur këtu për të diskutuar për investimet e qëndrueshme të cilat janë më të nevojshme si asnjëherë më parë, duke u ballafaquar sidomos me sfidat mjedisore dhe ekonomike. Ne si Këshill kemi nderin t’i përkrahim këto iniciativa”, tha Emrush Ujkani, drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian.

Luan Dalipi, shef i kabinetit të Kryeministrit tha së si qeveri kanë bërë përmirësime në zhvillimin e investimeve të qëndrueshme .

“Vlerësojmë se si qeveri kemi qenë në gjendje të përforcojmë disa vlera të mira që kanë rezultuar me arritjen e disa caqeve, sikurse luftimi i korrupsionit që janë të rëndësishme për zhvillimin e bizneseve”, tha Dalipi.

Kurse Tomas Szunyog – shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se zhvillimi i investimeve të qëndrueshme janë të domosdoshëme.

Go to TOP