Sylvinho: Krenar me ekipin, premtoj se do të luftojmë edhe ndaj Spanjës

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho është shfaqur i lumtur pas barazimit me Kroacinë, 2:2. Ai lavdëroi djemtë e tij për lojën e treguar ndaj siç tha një skuadre të madhe si Kroacia.

“Jemi krenarë për këtë rezultat dhe lojën e skuadrës. Lojtarët kanë zhvilluar një ndeshje të madhe. Kroacia në Botërorin e fundit mposhti Brazilim dhe më duhet të them se kroatët kanë një qendër shumë të mirë dhe sot kishim gjithashtu një kundërshtar të vështirë. Gjasula është një lojtar me përvojë, për këtë e sollëm në Kombëtare. Ndeshja ishte e çmendur, me intensitet të lartë loje. Që kur hyri në fushë tentoi të ndiqte këtë dinamikë dhe kur shënoi golin na bëri të gjithëve një ‘dhuratë’ të madhe. Ishte e vështirë të ruanim dinamikën, por ai na ndihmoi shumë”, tha Sylvinho.

“Është shumë e vështirë të analizosh ndeshjen, kur sheh vetëm rezultatin. Nëse Gjasula nuk do të kishte shënuar kroatët do të thonin arritëm një fitore të madhe. Nuk ka lidhje rezultati, por mënyra se si luan në fushë. Ndaj Spanjës, Kroacia nuk luajti keq, mirëpo dy gola në dy minuta e mbylli ndeshjen. Ky është niveli në të cilin po luajmë. Duhet të kemi një mbrojtje të mirë, të zhvillojmë një lojë të mirë dhe kjo ishte ajo që bëmë. Kroacia ka respektin tim”, shtoi Sylvinho.

Ai tutje ka thënë se i premton popullit shqiptar se do të luftojnë në çdo moment të lojës edhe kundër Spanjës.

“Duhet të pranojmë që kundërshtari është shumë i fortë, por duhet të luftojmë në çdo moment për të siguruar pikë. Jam krenarë për lojtarët dhe për të gjithë ata që gëzuan këto momente me ne”, tha trajneri i kuqezinjve.

Go to TOP